NTT “Luri” gjeneron të hyra duke kryer aktivitete shërbyese dhe tregtare. Aktiviteti tregetar e ka kuptimin e blerjes së disa llojeve të çimentos nga kontraktori “ SharrCem ” SHPK dhe shitjen e saj në biznese tjera. Klinkeri,Piriti dhe Llapori janë lëndë e parë për prodhimin e çimentos. Klinkeri dhe Piriti si lëndë e parë mirret në Fushë Krujë-Shqipëri ndërsa Lllapori në Hanin e Elezit me gërmim. Zhgura, sterili , opatiti shërbejnë si lëndë ndihmëse për prodhimin e lëndës së parë të çimentos.
Ndër produktet e prodhuara nga fabrika e stiroporit dhe profileve të metalit janë edhe produktet dekorative, të formave të ndryshme të cilat prehen, formësohen ose edhe ngjyrosen sipas dëshirës. Objektet dekorative mund të jenë në formë rrethore, katrore, cilindrike dhe forma të tjera, që janë të pazëvendësueshme për festa të datlindjes, ardhjes së fëmijëve në jetë dhe festime të ndryshme.
Recent Comments